Maqedonia shumë shpejt pritet të bëhet me qeveri të re të drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev, që në koalicion do të ketë edhe partitë shqiptare, BDI dhe LR-PDSH, e me gjasë edhe Lëvizjen Besa.
Gazeta Metro ka mësuar disa nga emrat e shqiptarëve që do të jenë pjesë e kabinetit të Zaev.
Hazbi Lika do të jetë zëvendëskryeministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve.
Bujar Osmani zëvendëskryeministër për Bashkimin Europian.
Adnan Jashari ministër i Drejtësisë.
Sadulla Duraku Ministër i Ambientit Jetësor.
Ndërsa, një kuadër nga Kërçova do ta drejtojë ministrinë e Ekonomisë (redaksia e Gazeta Metro, posedon emrin, por për korrektesi nuk e zbulon, pasi ende nuk është vendim përfundimtar)
Shqiptarët do të kenë edhe ministrinë për Investime të Huaja, por ende nuk është vendosur për emrin se kush do të drjtojë këtë dikaster qeveritar. /gazetametro.net