Loading…

Disa nga mitet rreth kancerit të gjirit që ngjajnë si të vërteta

  • 06/10/2022 | 16:00

Disa nga mitet rreth kancerit të gjirit që ngjajnë si të vërteta

Mitet ekzistojnë në çdo lloj fushe që qasemi për ditë me to, shkruan Gazeta Metro.


Për kancerin e gjirit përfliten shumëllojshmëri të miteve në shkaktarët, shfaqjen, zhvillimin dhe gjithçka rreth tij.

Doktori, Unnati Desai, ka zbuluar se cilat janë tetë mitet më të përhapura rreth sëmundjes vdekjeprurëse dhe pse ato janë të pavërteta, shkruan ‘The Sun’, transmeton Gazeta Metro.

Veshja e sytjenave me tela rrit rrezikun për kancer

Pretendimet se sytjenat me tela të mbyllur shtypin sistemin limfatik të gjirit, duke shkaktuar kështu grumbullimin e toksinave dhe rritjen e rrezikut për kancer të gjirit nuk mbështeten nga shkenca.

Përdorimi i antidjersës përbën rrezik për kancerin e gjirit

Ka pretendime se disa produkte antidjersë mund të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit. Megjithatë, doktori shpjegon se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Sa më të vegjël gjinjtë, aq më i ulët është rreziku

Rreziku i shfaqjes së kancerit të gjirit nuk lidhet me madhësinë e gjinjve. Sidoqoftë, madhësia mund të ndikojë në zbulimin më të hershëm.

Kafeina mund të shkaktojë kancer të gjirit

Deri më tani nuk është gjetur asnjë lidhje shkakësore midis pirjes së kafeinës dhe kancerit të gjirit.

Personat me gjoks me gunga (ndryshime fibrocistike të gjoksit) janë në rrezik më të madh.

Në të kaluarën, njerëzit me gjoks të dendur dhe me gunga besohej se ishin në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Megjithatë, Dr Unnati tha se shkenca që atëherë ka arritur në përfundimin se në fund të fundit nuk ka asnjë lidhje.

Kanceri i gjirit shfaqet gjithmonë në formën e një gunge

Shumë njerëz që ekzaminojnë gjoksin e tyre gabimisht besojnë se duhet të kërkojnë ekskluzivisht për gunga.

Mamogramet ju ekspozojnë ndaj rrezatimit aq shumë sa ju rrisin rrezikun për kancer

Edhe pse është e vërtetë që rrezatimi përdoret në mamografi, sasia është aq e vogël sa çdo rrezik i lidhur është i vogël kur krahasohet me përfitimet e mëdha parandaluese të marra nga testi.

Mamografia mund t’i zbulojë gungat shumë përpara se ato të ndjehen ose të vërehen ndryshe, dhe sa më herët të kapen ato, aq më të mira janë shanset për një rezultat pozitiv.

Të gjitha gungat janë kancerogjene 

“Një gungë nuk është domosdoshmërisht një shenjë se ju keni kancer gjiri”, shpjegoi mjeku i përgjithshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë