Është demoluar sonte nga disa persona të maskuar lokali i njohur ‘Bon Vivant’ në qendër të Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.
Siç merr vesh Gazeta Metro rreth 10 persona janë futur brenda lokalit dhe kanë filluar ta thyejnë atë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën ‘Rexhep Luci’ dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet.
”Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”,” tha Ahmeti.
Më poshtë mund të gjeni edhe pamjet nga brenda lokalit të dërguara nga lexues të Gazeta Metro. /gazetametro.net