Policia e Kosovës ka filluar hetimet për një rast në Suharekë, ku disa persona të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të viktimës së mitur femër kosovare, shkruan Gazeta Metro.
Dje rreth orës 13:00 në Suharekë, njësitet e hetuesisë kanë filluar hetimin pasi që disa persona të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të viktimës së mitur femër kosovare.
Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Rasti është cilësuar si keqpërdorim i fëmijëve në pornografi. /gazetametro.net