Loading…

‘Disa prej tyre s’janë larg’: Vucic pyetet për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE’së

  • 26/03/2023 | 16:29

‘Disa prej tyre s’janë larg’: Vucic pyetet për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE’së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur sërish për marrëveshjen e fundit me Kosovën, duke komentuar edhe pjesën që, siç sthuhet, i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e kanë bërë këtë.


Vuçiq ka pyetur se në cilën pjesë të marrëveshjes thuhet kjo, ndërtsa ka pranuar se disa prej tyre “nuk janë shumë larg” që ta bëjnë këtë, përcjell Gazeta Express.

“Disa prej tyre nuk janë shumë larg. Por ato kanë qenë prej vitesh”, theksoi ai.

“Sigurisht që nuk është shkruar askund. Kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e shumta”, ka shtuar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Kështu, Vuçiq iu përgjigj disa deklaratave të ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë