Loading…

Disa prokurorë dhe zyrtarë të Prokurorisë në Gjilan dalin pozitiv me koronavirus

  • 08/07/2020 | 11:33

Disa prokurorë dhe zyrtarë të Prokurorisë në Gjilan dalin pozitiv me koronavirus

Disa prej zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, gjë që ka bërë të shtyhen të gjitha seancat penale që ishin paraparë të mbaheshin më 8 korrik, përkatësisht gjatë kësaj të mërkure në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega Kamenicë.


Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar mbikëqyrësi i kësaj gjykate, gjykatësi Sadri Krasniqi.

Ai ka thënë se përmes telefonit është njoftuar se ka prokurorë e zyrtarë të infektuar me koronavirus, e që sipas njoftimit të bërë, edhe disa prokurorë e zyrtarë të tjerë janë vetë izoluar dhe janë në pritje të bërjes së testit për Covid-19.

Në këto rrethana, të gjitha seancat gjyqësore në lëminë penale, të parapara për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, janë shtyrë në kohë të pacaktuar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë