Loading…

Disa studentë fillojnë një peticion: Vendimi për të vazhduar mësimin online i gabuar, kërkojnë rifillimin e mësimit fizik

  • 16/01/2021 | 10:38

Disa studentë fillojnë një peticion: Vendimi për të vazhduar mësimin online i gabuar, kërkojnë rifillimin e mësimit fizik

Në rrjetet sociale ka filluar një peticion ku disa studentë po kërkojnë që ligjëratat e universiteteve publike dhe private të mbahen në mënyrë fizike dhe jo online, shkruan Gazeta Metro.


Si pasojë e pandemisë COVID-19 pothuajse të gjitha universitetet në Kosovë janë duke mbajtur ligjërata në formë online, kjo për shkak që studentët të mbrohen nga infektimi me koronavirus.

Madje edhe në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, ceket që mësimi universitar të mbahet online.

Në rrjetet sociale ka filluar një peticion nga disa studentë ku kërkojnë që ligjëratat online të kalojnë në formë fizike.

Kjo sipas tyre mësimi nuk është efektiv online si në mënyrë fizike.

“Me anë të këtij peticioni online ne synojmë që të shprehim pakënaqësitë tona si studentë nga vendimet e fundit të publikuara nga MSH dhe MASH, për vazhdimin e mësimit në formën online në të gjitha institucionet universitare të Republikës së Kosovës. Këtë vendim e konsiderojmë absolut të paarsyeshëm përderisa të gjitha digasteret e tjera kanë përfituar lehtësime të masave, dhe e bazojmë në faktin që mësimi online sipas shumicës së studentëve nuk ka qenë efektiv. Me nënshkrimin e këtij peticioni ne si individ, deklarojmë se dëshirojmë rifillimin e mësimit fizik në Universitet dhe kërkojmë nga organet kompetente që në të njejtën formë siq janë organizuar kushtet për lehtësimin e masave për shtresat e tjera të shoqërisë, të organizohen edhe për studentët”, thuhet në këtë peticion virtual.

KËTU keni edhe formën online ku mund ta shihni se si duket ky peticion. //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë