Loading…

Disa tregime për vampirët

  • 14/11/2016 | 23:43

Disa tregime për vampirët

Historitë e vampirëve shafqen shpesh nëpër filma, dhe shumë herë lind edhe pyetja se a ekzistojnë në të vërtet ata! Persona të tillë të njohur si “vampirë“ janë të etur për gjak, dhe shumë nga ta i’a kanë frikën diellit sepse e ndërrojnë ngjyrën në të bronztë.

Në Egjiptin e lashtë besohej se nëse njëri nga shpirtrat e njeriut (sipas tyre ishin pesë shpirtra) shfaqte mungesë jete të cilën ata besohej se e vërenin, ati shpirti i duhej patjetër gjak  njeriu. Histori të tilla janë gjetur nëpër shkrime të shenjta të vjetra, transmeton gazetametro.net

Ekzistojnë gojëdhëna të ndryshme rreth tyre, të cilat i kanë krahasuar me shumë dukuri të ndryshme; p.sh rusët kanë besuar shumë kohë më parë se vampirët ishin ata që dilnin kundër kishës dhe ushqeheshin me gjak.

Personazhe të ndryshme që do t’i paraqesim më poshtë tregojnë për mundsinë e shafqjes së tyre, nga tregimet që janë bërë të ditura për njerëzit se ata kanë jetuar në ambientet e tyre, dhe kanë qenë dëshmitarë të të bëmave të vampirëve:

Clara Geisslerin
Clara solli një histori të fortë që mori një kthesë të madhe dhe njerëzit prej saj  filluan të marrin në konsideratë faktin se  vampirët janë të vërtet. Në vitin 1597 Clara Geisslerin u akuzua për magji të rëndë, vjedhje, vrasje edhe marrëdhënie seksualisht aktive me demonët, siç pohoi ajo se  ata ishin në formën e kafshëve. Ajo i pranoi këto aktivitete kriminale, si dhe pranoi se ka pirë gjakun e 60 fëmijëve të pafajshëm që ajo ua ka marrë jetën.

Fritz Haarmann
Haarmann ishte një vrasës serial me prejardhje gjermane, i njohur si Vampiri i Hanoverit, ai ka kryer një mori sulmesh që kanë përfunduar me fatalitet. Ai është akuzuar për vrasjen dhe copëtimin e 25 djemve dhe burrave në mes të viteve 1918 dhe 1924 në Hanover të Gjermanisë.

Elizabeth Bathory
Elizabeth apo siç njihej ndryshe si Kontesha e Gjakut, gjatë shekulllit 16-të pranoi se ka torturuar fshatarët, duke i torturuar ata në mënyra shumë agresive, duke mos hezituar ta pranojë se i ka shpuar  me thonjtë e saj. Gjithashtu thuhej se ajo  i linte ata të ngriheshin jashtë gjatë stinës së dimrit, si dhe kishte një pishinë me gjakun e të rinjëve që ua merrte jetën. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë