Nga përralla e Borëbardhës e deri tek Mbreti Luan, Disney do të vazhdojë të rrisë listën e filmave të prodhuar gjatë viteve të ardhëshme. Disa nga filmat janë gati, si për shembull Bukuroshja dhe Bisha i cili i cili do të shfaqet në kinema më 17 mars të këtij viti.
1. Filmi “Mulan” i cili do të shfaqet nepër kinema në vitin 2018, flet për një grua e cila zë vendin e babait të saj në ushtri duke e fshehur gjininë e saj dhe duke u shtirur si mashkull, me ç’rast në fund ajo shpëton Kinën, transmeton gazetametro.net
2. Disney ka bërë të ditur që filmi “The Lion King” apo “Mbreti Luan” do të incizohet së shpejti. Filmi do të flet për luanin e vogël Simba i cili me anë të ndihmës së dy shokëve të tij Timon dhe Pumba do të mundohet ta shpëtojë mbretërinë e tij, e cila rrezikohet nga axha i tij Scar.
3. Filmi i vizatuar “Dumbo” që flet për një elefant i cili është gjithnjë në shënjestër për shkak të veshëve të tij të mëdhenj, do të “ringjallet” si film nga regjisori i famshëm Tim Burton.
4. Disney do të incizojë filmin “The Sëord in Stone” i cili flet për mbretin Artur kur ishte fëmijë dhe mësimet e tij që i mbante me magjistarin Merlin. Filmi do të shkruhet nga producenti i serialit me famë botërore “Game of Thrones”, Bryan Cogman.
5. Filmi “Aladdin” i cili flet për një djalë që ishte “hajdut” dhe vodhi zemrën e princeshës Jasmine! Ky film do të jetë me regji të regjisorit të famshëm Guy Ritchie.
6. Zana e malit që është karakteri i filmit të vizatuar “Peter Pan”, Tinkerbell, për të cilën do të bëhet një film i veçantë ku në rolin kryesorë do të jetë Reese Witherspoon.
7. Disney është duke punuar në filmin e Borëbardhës dhe shtatë shkurtabiqëve, me ç’rast filmi mendohet se do të jetë një “musical”, film muzikorë.
8. Ajo çka do të befasojë fansat e Disney’t do të jetë realizimi i filmit të sirenës së vogël, “The little mermaid”!