Loading…

Distria e jashtëzakonshme: Arrin në finale

  • 12/07/2019 | 14:54

Distria e jashtëzakonshme: Arrin në finale

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur në finale të kategorisë deri në 48 kilogramë të Grand Prixit të Budapestit të Hungarisë, pasi që gjatë gjithë rrugëtimit shfaqi formë të mrekullueshme.


Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Spanja, Julia Figueroan. Paraqitja e saj e mirë në këtë ndeshje bëri që ajo ta sigurojë të paktën medaljen e argjendtë në këtë garë, mirëpo në finale do të luftojë për të artën.

Në rundin e dytë, Distria Krasniqi, e mposhti me ippon xhudisten nga Rusia, Sabina Giliazova, dhe e siguroi kështu një vend në çerekfinale. Që të dyja këto xhudiste e kishin kaluar kaluan rrethin e parë pa luftë.

Kosovarja e mposhti kinezen Yanan Li në çerekfinale të kësaj gare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë