Loading…

Distria Krasniqi mposhtet në finale, por fiton medaljen e argjendtë në Gjeorgji

  • 24/03/2023 | 16:03

Distria Krasniqi mposhtet në finale, por fiton medaljen e argjendtë në Gjeorgji

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, transmeton Gazeta Metro.


Në finale ajo u mposht me IPPON nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi ka fituar edhe 700 pikë olimpike Paris 2024.

Ajo në gjysmëfinale mposhti gjermanen, Mascha Ballhaus, kurse gjatë këtij rrugëtimi ka mposhtur edhe Amber Ryhuel dhe Charne Griesel.

Pas pak, Nora Gjakova do të përballet në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë ndaj xhudistes serbe, Marica Perisic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë