Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj, me rastin e Ditës së Evropës, ka nënvizuar faktin se Kosova vazhdon të përballet me mos-liberalizimin e vizave, dhe pa status të kandidatit, shkruan Gazeta Metro.
Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook tha se opozita e dikurshme ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në BE, dhe ka dëmtuar progresin e arritur.
‘’ Edhe 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjenë Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane. Qeveria e sotme, Opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur. Po ashtu, edhe vetë BE-ja është vonuar në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës, posaçërisht në liberalizimin e vizave’’, shkroi Hoxhaj.
Sipas tij, Kosova nuk ka alternativë pos të mbetet e përkushtuar në orientimin evropian, por edhe Evropa të tregohet serioze në përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve të Kosovës.
Ky është postimi i plotë:
‘’ Edhe 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjenë Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane. Qeveria e sotme, Opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur. Po ashtu, edhe vetë BE-ja është vonuar në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës, posaçërisht në liberalizimin e vizave.
Kosova nuk ka tjetër alternativë dhe duhet të mbetet e përkushtuar në orientimin e saj evropian, por edhe Evropa duhet të tregohet serioze dhe e angazhuar në plotësimin e obligimeve ndaj qytetarëve tanë.”/gazetametro.net