Loading…

‘Dita e Falenderimeve’, festë e veçantë në SHBA: Ja historiku i saj

  • 24/11/2022 | 15:26

‘Dita e Falenderimeve’, festë e veçantë në SHBA: Ja historiku i saj

Dita e Falenderimeve, është një nga ditët më të veçanta për familjet amerikane. Kjo ditë shënon fillimin e festave si ajo e Krishtlindjeve. Amerikanët përgjithësisht besojnë se Dita e Falënderimeve e tyre është modeluar sipas një feste të korrave të vitit 1621 të ndarë nga kolonialistët anglezë (Pilgrimët) të Plymouth dhe populli Wampanoag, transmeton Gazeta Metro.


Dita Falenderimeve, shënohet si ditë që festohet nga populli amerikanë. Në këtë ditë ata mblidhen në një darkë të përbashkët, ku tradicionalisht pjatë kryesore e saj është gjeli i detit.

Kjo ditë konsiderohet edhe si një ditë e cila afron më shumë anëtarët e familjeve amerikane, duke u mundësuar atyre të festojnë së bashku dhe të jenë mirënjohës për bekimet që u ka ofruar jeta.

Dita e Falenderimeve është një traditë e krijuar që në vitet e para të kolonizimit të Amerikës nga të bardhët, kur familjet që i kishin mbijetuar dimrit të egër, u mblodhën me fqinjët indigjenë për të shprehur mirënjohje dhe falenderime për jetën në tokën e re.

Përveç kësaj, në këtë ditë shënohen edhe disa ngjarje sportive si dhe parada argëtuese. Mbi të gjitha kjo festë simbolizon paqen ndërkulturore dhe shenjtërin e familjes dhe shtëpisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë