Loading…

Dita e katërt rresht me mbi 1200 të vdekur në SHBA nga koronavirusi

  • 01/08/2020 | 13:11

Dita e katërt rresht me mbi 1200 të vdekur në SHBA nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 31 korrik regjistruan mbi 1400 të vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Kjo është dita e katërt me radhë që SHBA-ja regjistron mbi 1,200 viktima nga koronavirusi.


Kalifornia dhe Florida janë dy shtetet amerikane më të goditura. Këto dy shtete kanë regjistruar rritje të numrit të viktimave nga COVID-19, teksa numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA ka arritur në 153415, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve, janë regjistruar edhe 69000 raste të reja, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve të arrijë në mbi 4.5 milionë.

Shteti i Floridës ka raportuar 257 viktima, ndërkaq në Kaliforni janë raportuar 208 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Në nivel global, pandemia e koronavirusit ka marrë jetën e më shumë se 678000 personave dhe me këtë virus janë infektuar mbi 17.5 milionë njerëz, thuhet në të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë