Presidenti, Hashim Thaçi, i cili 9 vjet më parë, në cilësinë e kryeministrit, lexoi Deklaratën e Pavarësisë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka uruar sot 9 vjetorin e shpalljes së Kosovës shtet, duke thënë se kjo ditë na mbush me emocione të gjithëve.
Thaçi në urimin e tij, ka bashkangjitur një foto të një fëmije me një flamur të Kosovës në dorë, ku në sfond shihet edhe flamuri i BE’së dhe ai i Shqipërisë.
“Dita e Pavarësisë është ditë që na mbush me emocione të gjithëve. Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane”.
“Dita e Republikës është dita juaj! Është ditë kur kujtojmë shumë e shumë gjenerata, prindër dhe familjarë tuaj, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë. Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /gazetametro.net