Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, një ceremoni që mbahet çdo vit më 21 shkurt në mbarë botën për të promovuar ndërgjegjësimin e diversitetit gjuhësor dhe kulturor dhe shumë gjuhësisë.
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare, ishte shpallur nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në vitin 1999 në kujtim të nxënësve që u qëlluan dhe u vranë më 21 shkurt 1952 në Dakar në Pakistanin lindor, që tani është Bangladeshi, sepse kishin protestuar për njohjen e gjuhës së tyre si gjuhë kombëtare.