Loading…

Ditë të ftohta na presin: Këto janë temperaturat gjatë ditëve në vijim

  • 05/02/2023 | 22:42

Ditë të ftohta na presin: Këto janë temperaturat gjatë ditëve në vijim

Prishtina Weather, ka njoftuar se, gjatë javës në vijim do të mbajë mot i thatë dhe i acartë, shkruan Gazeta Metro.


Në njoftim thuhet se, masat e ftohta polare që kanë depërtuar mbi Europën juglindore do të kushtëzojnë mot të acartë në vendin tonë gjatë javës në vijim.

Postimi i plotë:

Mot i thatë dhe acartë, me më shumë intervale me diell gjatë javës në vijim.

5.02.2023 – Masat e ftohta polare që kanë depërtuar mbi Europën juglindore do të kushtëzojnë mot të acartë në vendin tonë gjatë javës në vijim.  Nuk parashihen kushte për të reshura, eventualisht ndonjë rrebesh të shkurtë bore ditën e hënë dhe martë përgjatë viseve malore.

Ditëve të para edhe paraqiten ditë të akullta në pjesën më të madhe të vendit, ku temperaturat maksimale mbesin në vlera negative.  Nga dita e mërkurë më shumë kthjellime e diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditës do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, e vetëm orëve të mbrëmjes nën kushte më të qeta, mund të kaloj edhe në vlera të dobëta.

6.02 – Kryesisht me vransira dhe acar.  Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

7.02 – Acar. Vransira e intervale me diell.  Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

8.02 – Acar dhe intervale më të gjata me diell.  Gjatë ditës vransira kalimtare.

9.02 – Mot i acartë, kryesisht me diell.

10.02 – Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.

Temperaturat mbesin të ulëta në të dy vlerat ekstreme, deri në -9C e -6C minimalet, e maksimalet -3 deri -1C, e nga dita e enjte kalojnë edhe mbi 0C.

Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje jashtëzakonisht të lartë mbi vlera normale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë