Loading…
Ditë të rënda për Venezuelën: Pas rrymës, nuk ka as ujë
  • 14/03/2019 | 08:53

Ditë të rënda për Venezuelën: Pas rrymës, nuk ka as ujë

Qytetarët e Karakasit dhe qyteteve tjera të Venezuelës, të cilët gjashtë ditë janë pa rrymë, po luftojnë edhe me mungesën e ujit.

Shumë pompa të cilat i kanë furnizuar shtëpitë kanë pushuar së punuari, pasi që të enjten kanë filluar restrikcionet.

Deri sa disa kohë pas kohe kanë energji elektrike, kështu që mund të mbushin ujë në kova apo shishe, të tjerët nuk kanë kurrëfarë rezervash të ujit tash e gjashtë ditë.

Furnizimi në shumë regjone është ndërprerë, ndërsa shpesh nuk ka fare.

Në kryeqytetin e Venezuelës familje të tëra shkojnë në parqe për t’i mbushur shishet e plastikës me ndihmën e gypave në ujësjellësi.

Të tjerët shkojnë në malet buzë qytetit për të gjetur unë. Mund të shihen kolona njerëzish me shishe të zbrazëta.

Në qendër të qytetit, njerëzit nxjerrin ujë edhe në rrugë, derisa disa e marrin edhe nga kanalizimi.

Pushteti e opozita akuzohen ndërsjellë për shkak të problemit të furnizimit me energji elektrike, gjë që, sipas të dhënave të opozitës, deri më tash ka shkaktuar vdekjen e së paku 24 personave./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë