Një person i afërt i saj ka vdekur Këngëtarja e mirënjohur, Orhidea Latifi- Kida sot ka humbur një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj.
Bëhet fjalë për gjyshen e saj, për të cilën në rrjetin social Instagram Kida ka lënë një mesazh prekës, ku e falënderon për çdo gjë që ka bërë për të.
“Nanushi jem është e vështirë me fillu me shkrujtë për ty, më ke rritur dhe më ke edukuar në mënyrën më të mirën, faleminderit shumë për çdo gjë që e ke bo për mu nana. Të dua pa fund. Do të më mungosh, përgjithmonë në zemrën time. Pusho në paqe”, ka shkruar Kida. rtv21.