Loading…

Ditën si ‘gazetar’ i Al Jazeera, terrorist i Hamas natën

  • 12/02/2024 | 13:28

Ditën si ‘gazetar’ i Al Jazeera, terrorist i Hamas natën

Gazetari  Mohammed Wishah i mediumit të famshme “Al-Jazeera”, përveç profesionit të tij si gazetar, ai po del që e bënë edhe një punë tjetër, si komandant në njësitë e raketave antitank të grupit terrorist Hamas, përcjellë Gazeta Metro.


Forcat Izraelite ka kapu “mat”, gazetarin Mohammed Wishah të “Al-Jazeera”, duke zbuluar prova që dëshmojnë punën e tij si pjesë grupit terrorist Hamas deri në vitin 2022.

Për punën e tij të “fshehtë” si komandant në njësitë e raketave antitank të grupit terrorist Hamass, njoftoi të dielën zëdhënësi i Forcave Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, për mediat arabe.

“Ditën gazetar i “Al-Jazeera” ndërsa natën terrorist i Hamas.”, shkroi Avichay Adraee, zëdhënësi i IDF në Twitter.

“Gjatë operacioneve të forcave tona disa javë më parë brenda një prej kampeve të Hamasit në Rripin verior të Gazës, u sekuestrua një kompjuter portativ i dikujt të quajtur Muhammed Samir Muhammed Wishah, i lindur në vitin 1986 nga Bureij, ku duket qartë nga dokumentet se Muhammed Wishah është një komandant i shquar në njësitë e raketave antitank në krahun ushtarak të Hamasit.”ka shkruar Avichay Adraee në Twitter.

Në fund të vitit 2022, Wishah u transferua për të punuar në fushën e kërkimit dhe zhvillimit në njësitë ajrore të Hamasit, sipas Adraee.

 

Fotot e bashkangjitura të Adraee treguan Wishah i përfshirë në operacione brenda Hamasit, duke përfshirë fotot që tregojnë Wishah duke trajnuar anëtarët e Hamasit dhe duke gjuajtur raketa antitank.

“Kush e di se sa detaje do të zbulojmë për praninë e terroristëve të tjerë me uniforma gazetarie në të ardhmen e afërt? shtoi zëdhënësi i IDF.

Duhet shtuar se gjatë muajin e kaluar, zëdhënësi tjetër i IDF, Daniel Hagari, paraqiti prova se dy gazetarë të vrarë nga IDF në Gaza ishin në fakt anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë