Ditët e kulturës shqitpare, që kanë filluar nga javen e kaluar do të vazhdojnë të mbahen dëri më pesë dhjetor në Gjermani, Zvicër, Suedi dhe në Britani të Madhe.
Ministria e Diasporës në bashkëpunim me ambasadat e Kosovës, në Berlin, Bern dhe Londër nga java e kaluar ka filluar aktivitetet “Ditët e kulturës shqitpare”.
Gjatë këtij aktiviteti do të jetë edhe ekspozita e fotografive të fotografit të mirënjohur shqiptar Fadil Berisha me titull “Albania Beauty”, shfaqja e aktorëve shqiptarë nga Kosova” Sikur kjo të ishte shfaqje”.
Gjithashtu do të ketë edhe filma të metrazhit të shkurtër duke përfshirë edhe filmin e nominuar për OSCAR, filmi ” SHOK”, si dhe një xhaz këngëtares Elina Duni, thuhet në njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Diasporës.
“Ditët e kulturës shqiptare funksionon si një mekanizëm i ruajtjes së lidhjeve të diasporës sonë me atdheun, por edhe si një mekanizëm i diplomacisë publike përmes veprave të artit shqiptar të prezantuara në botë”.
Që nga dita e sotme, Ditët e kulturës shqiptare vazhdojnë në Cyrih e Bernë të Zvicrës dhe në Londer./gazetametro.net