Loading…

DJ i njohur me akuza ndaj menaxheres së ‘Sono’: Më ka mashtruar, më ka thënë se do të të shkatërroj…

  • 02/09/2026 | 08:32

DJ i njohur me akuza ndaj menaxheres së ‘Sono’: Më ka mashtruar, më ka thënë se do të të shkatërroj…

DJ i njohur DJ Bess ka folur për Indeksonline lidhur me raportin e tij me menaxheren e “Sono International”, Anyla Pula.


“Anyla Pula ka qenë menaxherja jem deri tash. Për një vit nuk kemi pasur kontrakt, por ajo më ka pasur në menaxhim në të gjitha këto eventet. Më ka mashtruar, nuk kam marrë pagesa. Unë i kam ditur të gjitha senet që i ka bërë dhe senet ilegale që ka bërë. Jam i lënë anash, jam i zhgënjyer nga ajo. E kam postuar një story që ta dinë fansat që unë s’kam pasur faj, por ajo. Ajo më ka thënë: ‘Do të të shkatërroj ty dhe jetën tënde’”, ka deklaruar Bess për Indeksonline.

Ai ka treguar edhe për situatën pas eventit “Black Off”, duke thënë se, sipas tij, pas eventit nuk ka mundur të kontaktojë me të.

“Pas eventit të Black Off s’ma ka hapur telefonin, s’më ka lënë hapësirë t’i hap më telefonatat. Në momentin kur më ka shkruar, më ka thënë ‘vazhdo vetë’. Kur kam nisur, më ka thënë ‘pse po i merr njerëzit e mi, ju ka ikur obligimeve të veta’. Më ka thënë mos shko në Sunny Hill dhe m’i ka prishur kontaktet me të gjithë njerëzit në Kosovë”, ka rrëfyer ai për Indeksonline.

Ndërkohë, Bess ka bërë edhe një postim në InstaStory, ku ka etiketuar Anylën dhe disa persona të tjerë.

Në postimin e tij ai shkruan se tash e kupton pse partnerët e saj në KeineMusik, Alpha & Gate, janë larguar prej saj.

“E njëjta histori siç më ka ndodhur mua me mashtrime, gënjeshtra, vjedhje dhe tradhti”, shkruan Bess në InstaStory.

Ai paralajmëron gjithashtu publikimin e një videoje, duke shkruar: “Videoja po vjen. Të gjithë po i shohin ngjyrat e tua të vërteta.”

Bess në fund shprehet se është i hapur për të gjitha mediat dhe se, sipas tij, “të gjithë e meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë