Familja Ibrahimi nga Komorani, nuk ndaluan së linduri fëmijë, derisa u lindi një djalë, edhe pse deri atëherë kishin lindur tetë vajza.
Shqiptarët vazhdojnë ta kenë të rëndësishme gjininë e fëmijës, thuhet në një kronikë të Klan Kosova.
Në QKUK thonë se ka raste kur në oborrin e kësaj qendre klinike dëgjohen daulle e surle, me të cilat familjarët festojnë lindjen e djalit pas disa vajzave.
Ata thonë të mos kenë dëgjuar ndonjëherë që festë e ngjashme të bëhet kur dikujt i ka lindur vajzë. /gazetametro.net