Loading…
Djali i 54 vjeçares që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj: Gjaku ishte munduar të fshihej me ujë
  • 16/06/2019 | 19:39

Djali i 54 vjeçares që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj: Gjaku ishte munduar të fshihej me ujë

Dy javë më parë, ishte ditë tragjike për 54-vjeçaren H.D nga Rahoveci, ajo së pari dyshohet se u rrah nga bashkëshorti i saj, I.H dhe pastaj rrugës për në spital u hodh nga vetura, çka i shkaktoi lëndime të rënda, shkruan Gazeta Metro.


H.D mbrëmë ka vdekur, shkaku i lëndimeve të rënda, e djali i së ndjerës, i cili nuk ka dashur që t’i zbulohet identiteti ka treguar për ditën kur ishte dërguar nëna e tij në spital.

Ai tregon se ka parë shenja gjaku në oborrin e shtëpisë, të cilat ishin munduar të fshihen duke u pastruar.

Sipas familjarëve, viktima ishte keqtrajtuar për vite me radhë nga bashkëshorti dhe se ai ishte gjithmonë nën ndikim të alkoolit.

Në disa foto të siguruara nga KTV-ja shihet trupi i viktimës me shenja, që dyshohen të jenë të shkaktuara nga dhuna e bashkëshortit../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë