Artisti dhe regjisori i njohur serb dhe djali i Miodrag Petrovic- Ckalja, Cedomir Petrovic, në tekstin autorial për portalin serb “e-novine” paraqiti një sërë gjëra të cilat sipas tij Serbia duhet t`i bëjë për t`u bërë më mirë.
“Qeveria e Serbisë duhet ta njeh pavarsinë e Kosovës dhe integritetin dhe sovranitetin e plotë territorial të saj.”, thuhet në një pjesë të shkrimit, transmeton gazetametro.net.
Ai vazhdon tutje duke thënë se nuk duhet të kundërshtohet anëtarsimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, e për më tepër duhet të vendosen marrëdhënie diplomatike dhe të bëhet shkëmbimi i ambasadorëve me Kosovën. Ndërsa, Rusisë t’i vihen sanksione.
Sipas shkrimit autorial të tij, për të mos rrezikuar rrugën e vet edhe ashtu të brishtë në BE, Serbia duhet ta njeh pavarsinë e asaj që edhe ashtu nuk i ka takuar, por në një periudhë të gjatë kohore, gati prej luftërave ballkanike, e ka humbur ngadalë por sigurtë, duke zbatuar aparteid mbi shqiptarët e pafajshëm në Kosovë, e më vonë edhe krime të rënda. Për të vërtetën, sipas tij, krime kanë bërë edhe shqiptarët ndaj serbëve.
“Të gjitha diplomacitë dhe politikat botërore janë lavire të mëdha. Edhe ne i takojmë asaj vetëm që po tentojmë që të mbesim të pavarur dhe gjithmonë e mbesim me “gishta në gojë”, tha Petrovic.
“Na nevojitet një “tutor” i cili do të na shfytëzojë por ama edhe do të na japë. Dikush që do të na mbrojë, të na pasurojë, të na ruajë nga egërsirat. Pasi e zgjodhëm Bashkimin Evropian si “tutorin” tonë, të mos e vëmë në situatë që të ndërpres çdo kontakt me ne. Ne kemi kërkuar që të na pranojnë. Ata nuk na kanë thirrur. Ata neve na nevojiten si buka, e jo ne atyre.”, tha ai ndë tjerash.
Ai tha se BE’ja bashkë me SHBA’në e kanë tronditur gjithë botën. E kanë tronditur edhe Rusinë që dikur ishte shumë e fuqishme, e sot shumë më e dobët. E çka do të bëhet me ne?, pyet ai.
Të ndalohet hyrja në Serbi atyre të cilët BE’ja i ka vënë në listën e të padëshiruarëve.
Të ndihmohet në zgjedhje të cilat do të bëhen në Republika Srpska, që të vendoset në pushtet dikush normal dhe përgjegjës, i cili e kupton bashkëjetesën e domosdoshme me fqinjët e tij.
Të intestifikohen kontaktet dhe vendosen marrëdhënjet më të mira të mundshme me shteteve fqinje.
Të pranojë shumë qartë politikën e jashtme të BE’së si politikën e vet.
Thonë, nuk mundet, duhet të ndërrohet Kushtetuta. Ndërroni Kushtetutën nëse nuk është e mirë, e nuk është e mirë, nëse na bien në situatë që seriozisht të rrezikohet mbijetesa e kombit.
Vazhdimisht jemi duke numëruar se cili shtet e njohu Kosovën, e cili jo. Këtu shihet se kush janë miqët tonë e kush jo. Marrëzi e papërshkruar! Këtu shihet se kush është pragmatikë, i menqur dhe kush i mbron interesat e popullit të vendit të vet. Edhe ashtu këte e kanë shkarravitur në Zhablak për katër ditë.
Po të kishim pasur guxim dhe mençuri, dhe po ta kishim njohur të parët pavarsinë e Kosovës dhe kryer gjithë atë që BE kërkon nga ne, sot do të ishim me muaj e jo me vite larg qëllimit përfundimtar. As që bëhet fjalë për budallallëqet tona se ne diçka të propozojmë apo të ndërrojmë. Ne jemi nxënës dhe do të shkruajmë atë që mësuesja na dikton!
Kometa e Halejit paraqitet në qiell një herë në 76 vjetë. Të rrallë janë fatlumët që mund ta shohin dy herë në jetë. Nëse e humbim këtë rast për hyrje në Bashkimin Europian të cilin e kemi tani, rastin tjetër do ta përjetonë ndonjë gjeneratë tjetër. Nëse e përjetojnë. /gazetametro.net