Loading…

Djali i kryetarit të Shtimes plagoset me armë zjarri në Graçanicë

  • 21/10/2019 | 13:43

Djali i kryetarit të Shtimes plagoset me armë zjarri në Graçanicë

Djali i kryetarit të komunës së Shtimes, Naim Ismajli është plagosur me armë zjarri, respektivisht ka marrë lëndime nga një plumb qorr.

Bëhet fjalë për djalin e vogël të kryetarit Ismajli, i cili edhe vetë ai e ka konfirmuar rastin.

Ai tha se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në afërsi Graçanicë, ku djali i tij ka qenë me shoqëri dhe ka qenë mysafir në atë lokal që ka ndodhur rasti dhe për pasojë është lënduar nga një plumb qorr.

“Po është djali im i vogël. Ka qëlluar me shoqëri nuk është i përfshirë në rastin e incidentit, por ka qenë thjesht mysafir në atë objekt dhe është lënduar. Ka goditje të një plumbi qorr. Ka qëlluar me shoqëri atje, por fatmirësisht ka shpëtuar sepse është lëndim i lehtë”, tha Ismajli për FaktePlus .

Kujtojmë se raste të plumbave qorr po raportohen shpesh në Kosovë.

Policia sot tregoi se nga një plumb qorr i është thyer xhami i derës së shtëpisë dhe kështu janë rrezikuar gjithë anëtarët e një familje në Podujevë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë