Loading…

Djali i njërit nga shoferët e autobusit që u aksidentua në Bullgari: Iu gjet trupi në kabinë, ishte duke fjetur

  • 25/11/2021 | 14:13

Djali i njërit nga shoferët e autobusit që u aksidentua në Bullgari: Iu gjet trupi në kabinë, ishte duke fjetur

Trupi i shoferi të dytë të autobusit që u aksidentua në autostradën e Strumës u gjet në kabinën e fjetjes në autobus. Djali i tij Besarti, ka thënë për televizionin bullgar BNT, se Kadri Memdi se tashmë e ka identifikuar trupin e të atit, teksa tha se ai ishte një 54 vjeçar me mbi 20 vite përvojë pune.


Besarti konfirmoi se babi i tij ka udhëtuar për në Turqi të enjten. E udhëtime të tilla ai bënte shpesh edhe në Gjermani dhe sipas djalit të tij i njihte mirë rrugët.

Dy doganierë u pushuan nga puna pasi nga kontrolli fillestar i Agjencisë Doganore rezultoi se ata kishin humbur autobusin që kalonte kufirin me Bullgarinë pa leje dhe se kalimi i autobusit nuk ishte fare i pasqyruar në sistem.

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe sot është në zi për të vdekurit. Familjarët presin që trupat e viktimave të transportohen nga Bullgaria.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare konfirmuan se në fatkeqësi kanë ndërruar jetë 44 persona dhe jo 46 siç raportuan paraprakisht, ndërkaq 8 persona kanë shpëtuar – prej tyre 7 janë lënduar dhe 1  nuk dihet se ku është./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë