Loading…
Djali i saj tash është vajzë: ‘I ka pasur tri vjet kur më ka thënë se nuk është djalë’
  • 20/04/2019 | 22:19

Djali i saj tash është vajzë: ‘I ka pasur tri vjet kur më ka thënë se nuk është djalë’

Charlize Theron së pari ka pasur një djalë enjë vajzë, por pas një nohurie dhe pranimit të saj ajo tash i ka dy vajza, transmeton Gazeta Metro.

Fituesja e Oscarit ka adoptuar fëmijët Jackson e August. Jackson është djalë shtatë vjeç dhe e ka adoptuar në vitin 2012, ndërsa vajzën tri viet më vonë.

Mirëpo, fotografitë e djalit në fustan e kanë tronditur një pjesë të pyblikut.

Aktorja e njohur ka zbuluar se tash e katër vjet djalin e rrit si vajzë, dhe se i drejtohet në gjininë femërore, vetëm se këtë deri tash e ka mbajtur fshehur.

“I ka pasur tri vjet kur më ka thënë se nuk është djalë. Dhe, që atëherë e rris vajzën, të cilës më vonë i është bashkuar edhe një motër. Unë jamë nënë e dy vajzave të mrekullueshme dhe dëshiroj t’i mbroj që të lulëzojnë”, ka thënë ajo.

Aktorja, e cila si 15-vjeçare e ka parë se si nëna e saj e vret babanë e saj në vetëmbrojtje, ka thënë se nga nëna Gerga ka mësuar se duhet të jetë e siqertë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë