Loading…

Djali i Tom Cruise dhe Nicole Kidman nuk njihet, kështu është shndërruar ai

  • 10/06/2021 | 23:40

Djali i Tom Cruise dhe Nicole Kidman nuk njihet, kështu është shndërruar ai

Djali i adoptuar i yjeve Tom Cruise dhe Nicole Kidman duket krejtësisht ndryshe  në një fotografi të publikuar së fundmi.


Connor zbuloi një pamje të re, pasi ka hequr mjekrën dhe është qethur. Ai duket shumë ndryshe nga ai që kemi parë herë pas here përkrah të atit.

“Fytyrë e re, kush është ky”, -ka shkruar 26-vjeçari.

Të martuar përgjatë viteve 1990-2001, Tom dhe Nicole do ta adoptonin Connor-in në vitin 1995, teksa tre vite më parë kishin adoptuar dhe një vajzë, Bella-n, tashmë 28 vjeçe.

Dhjetorin e vitit të shkuar, “Woman’s day” raportoi se ylli 58-vjeçar i Hollywood-it, Tom Cruise po përpiqej ta bindte Bella-n që të jetonte me të në Londër. Prona e tij gjigante, me vlerë 455,000 dollarë përfshin 4 dhoma fjetjeje, një pishinë të brendshme dhe pamje fantastike të qytetit. Tom po jeton në Londër prej më shumë se dy vitesh, teksa xhiron skenat e Mission: Impossible 7.

Nga ana tjetër, Bella jeton me bashkëshortin e saj, këshillues IT-je, Max Parker, ku fqinjët shprehen se ajo dëshiron një jetë të thjeshtë dhe larg ndriçimit të kamerave e vëmendjes. Ndonëse është një prej njerëve më të kamur të Hollyëood-it, me një pasuri prej 570 milionë dollarë, Tom nuk duket se e mbështet financiarisht të bijën, që jeton në një apartament mëse të zakonshëm.

Po kështu thuhet se pas divorcit të tyre, Bella u rrit larg Nicole-s. Por së fundmi pretendohet se marrëdhënia nënë e bijë është ndrequr, nisur nga fakti se Bella pëlqeu një fotografi në Instagram të yllit kinemtaogrik. E sigurisht sot, në kohërat moderne, Instagrami është testues i marrëdhënieve njerëzore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë