Loading…

Djali i Trumpit infektohet me koronavirus

  • 21/11/2020 | 08:20

Djali i Trumpit infektohet me koronavirus

Donald Trump Jr., djali i presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, ndonëse ende nuk ka simptoma, bëri të ditur zëdhënësi i tij.


Zëdhënësi i djalit të presidentit në largim gjithashtu tha se Donald Trump Jr. ka dalë pozitiv në fillim të kësaj jave dhe është futur në karantinë në kabinën e tij prej kohës kur ka marrë vesh për rezultatin e testit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Ai ka qenë tërësisht pa simptoma deri më tani dhe është duke i ndjekur të gjitha udhëzimet për COVID-10 që janë rekomanduar nga mjekët”, shtoi zëdhënësi i figurës së njohur.

Andreë Giuliani, djali i avokatit personal të presidentit, Rudy Guiliani, njoftoi të premten se ai gjithashtu ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Ndryshe, presidenti në largim, Donald Trump, disa javë më parë u infektua me virusin SARS-CoV-2, por e kaloi sëmundjen COVID-19 me sukses duke u trajtuar me disa ilaçe eksperimentale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë