Loading…
Djali më i trashë në botë është holluar për plot 106 kilogramë (VIDEO)
  • 15/04/2019 | 09:49

Djali më i trashë në botë është holluar për plot 106 kilogramë (VIDEO)

Arya Permana (13) me vetëm 11 vjet ka arritur peshën e pabesueshme prej 192 kilogramësh, por në ndërkohë ia ka dalë të humbë madje 106 kilogramë. Djali, megjithatë, tash ka probleme me lëkurën e tepërt, të cilën duhet t’ia heqin me opracion, transmeton Gazeta Metro.

Djali nga Indonezia, i cili dikur është konsideruar si djali më i trashë në botë, që me 10 vjet ka pasur probleme me lëvizjen e me frymëmarrje, ndërsa është detyruar edhe të lahet në pishinë. Ai ka ngrënë ushqim kryesisht të shpejtë, të fërguar dhe ka pirë lëngje të gazuara, shkruan Daily Mail.

Kur për shkak të peshës tepër të madhe trupore ka qenë në rrezik për jetë, Arya është bërë personi më i ri në botë, të cilit i është vënë bajpas në likth, e po ashtu është detyruar t’i nënshtrohet një diete të ashpër në kuadër të të cilës ka ngrënë vetëm peshk e perime.

Duke iu falënderuar kësaj, sot i ka 86 kilogramë.

Ndonëse e pranon se në fillim e ka pasur vështirë, sepse është detyruar të heqë dorë nga ushimi i tij i preferuar, Arya thotë se tash është shumë më i lumtur.

“Tash mund të luaj futboll, të shoqërohem me miqtë, të luaj e të lahem në lumë. Më parë nuk kam mundur asgjë nga këto”, ka thënë ai.

/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë