Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë mëngjesin e 7 korrikut, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë ngjarja ku djali ka sulmuar fizikisht nënën ka ndodhur rreth orës 06:30.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
“Gjakovë 07.07.2026 – 06:30. Është raportuar se djali i mitur e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport 24 orësh. /gazetametro.net