Një djali i janë larguar 232 dhëmbë derisa operacioni ka zgjatur 7 orë dhe ky nuk është rast i vetëm i tumorit bizarë!
Djalit shtatëvjeçar në vendin ky i mungonte një dhëmbë u rrit tumori, në pjesën e jashtme të nofullës, por në fund mjekët konstatuan se tumori ishte në të vërtet një qese me dhëmbë. Ai u dërgua në spitalin e fëmijëve në Ho Shi Min në kontroll kur kanceri u bë i dukshëm. Edhe pse nuk kishte dhimbje, nuk dukej bukur. Ky nuk është rast i vetëm sepse mjekët një fëmije në Indi në vitin 2014 i nxorën madje 232 dhëmbë, ndërsa operacioni zgjati plotë shtatë orë.
Incizimi Rentgen zbuloi se në tumor ishin formuar dhëmbët. Mjekët e kryen operacionin dhe e hoqën, dhe në të gjetën 54 dhëmbë të vegjël.
Tumori ishte benin, nuk shkaktoi dhembje apo siklet, por kishte mundësi që të pengonte zhvillimin e dhëmbëve tjerë dhe të shkaktonte deformime.
Mjekët i porosisin prindërit që t’i qojnë rregullisht te mjeku fëmijët e vet në mënyrë që problemet të zbulohen me kohë.
Është shënuar edhe një rast kur te një person u konstatua se ka madje 76 dhëmbë në nofullën e epërme.
Kjo gjendje e rrallë e dhëmbëve quhet hiperdontia. Kur personi ka edhe 20 dhëmbë krahas 32 dhëmbëve normalë, konsiderohet se ka këtë çrregullim.
Këta dhëmbë zakonisht rriten në nofullën e epërme, por gjithashtu mund të paraqiten edhe nën gjuhë.