Loading…

Dje dolën kundër, sot pro: Gjermania kërkon Qeveri të re dhe heqjen e taksës ndaj Serbisë

  • 26/03/2020 | 12:00

Dje dolën kundër, sot pro: Gjermania kërkon Qeveri të re dhe heqjen e taksës ndaj Serbisë

Gjermania si rrallë herë dol kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, kjo për shkak se vendi gjendet përballet koronavirusit dhe para një situate të rëndë, mirëpo ata tani kanë thyer mendjen dhe po kërkojnë të formohet sa më shpejt një qeveri e re dhe funksionale, madje heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Tre deputetët që zakonisht merren me Kosovën dhe situatën e saj, deputetët e grupit parlamentar CDU/CSU, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, si edhe dy raportuesit për Kosovën, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), kërkojnë krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Wadephul, Beyer dhe Schmidt po thonë se Kosova gjendet në një kohë të vështirë përball koronavirusit dhe se duhet një qeveri e re funksionale.

Po ashtu këta tre deputetë po kërkojnë që Qeveria e re të heq taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe të fillon dialogun me Beogradin zyrtar në mënyrë që marrëveshje mes dy vendeve të arrihet.

“Ne presim që tarifat për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën të vendosura nën qeverinë Haradinaj të hiqen plotësisht dhe menjëherë, kërkojmë që Beogradi të përfundojë menjëherë aktivitetet e tij kundër njohjes së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. „Pa ndryshuar politikat e tyre në këto pika, këta dy vende do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.

“Në këtë kohë të vështirë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë për veprim dhe për vendimmarrje. Të gjithëve që janë përgjegjës në Kosovë – parlamenti, qeveria dhe presidenti – u bëhet thirrje të japin ndihmesën e tyre për qëndrueshmërinë e veprimtarisë së qeverisë. Duke vijuar punën e saj në në mënyrë konsekuente, qeveria duhet të rifitojë besimin që ka humbur kohët e fundit“, thuhet ndër të tjera në deklaratë të tyre të përbashkët.///gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë