Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin i Drelaj të Pejës pasi që i njëjti qëllimisht ka djegur tërësisht një veturë dhe një veturë tjetër e ka dëmtuar pjesërisht.
I dyshuari është arrestuar nga policia, pasi ka djegur qëllimisht dy vetura që i përkisnin familjarëve të tij. Nuk dihen shkaqet e incidentit.
Të dy veturat ishin pronë e familjes së të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.