Loading…

Djegia e veturave me RKS në veri, reagon edhe ambasadori gjerman: Kam besim që do të hetohen rastet plotësisht

  • 31/03/2023 | 15:00

Djegia e veturave me RKS në veri, reagon edhe ambasadori gjerman: Kam besim që do të hetohen rastet plotësisht

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar qëndrimit të shefit të Zyrës së BE’së dhe ka dënuar aktet e djegies së veturave në veri të Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në rrjetet sociale, Rohde ka thënë se dhuna nuk është asnjëherë opsion.

“Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar diplomati gjerman.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog sot ka reaguar ashpër pas djegies së pesë veturave me targa RKS në veri të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se akte të tilla janë të papranueshme dhe duhen dënuar.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës.Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar Szunyuog.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Gjithashtu, një ditë parë u ishte vënë zjarri edhe dy veturave të tjera. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë