Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është e papranueshme djegia e veturave me targa RKS në veri të vendit, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka potencuar se të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë.
”Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet,” ka shkruar ai.
Në njoftimin e Policisë thuhet se pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).
Gjithashtu, një ditë parë u ishte vënë zjarri edhe dy veturave të tjera. /gazetametro.net
Shefi i BE’së në Kosovë reagon pas djegies së veturave në veri të Kosovës