Loading…

Djegia e veturave të serbëve në Veri të Kosovës: Reagon Policia, jepen detaje

  • 30/03/2023 | 14:22

Djegia e veturave të serbëve në Veri të Kosovës: Reagon Policia, jepen detaje

Policia e Kosovës, është deklaruar rreth djegies së dy veturave në Zubin Potok, të cilat i përkisnin dy serbëve, shkruan Gazeta Metro.


Në komunikatën e PK’së thuhet se, rasti ka ndodhur gjatë natës së kaluar rreth orës 02:30, dhe se djegia e veturave është bërë nga persona të panjohur.

Po ashtu, shtohet se veturat kanë qenë me targa RKS.

‘‘Më 30.03.2023, rreth orës 08:15, në stacionin policor në Zubin Potok janë paraqitur dy ankues meshkuj/kosovar të nacionalitetit serb dhe kanë raportuar se gjatë natës, konkretisht rreth orës  02:30, nga persona të panjohur iu janë djegur dy veturat e tyre private me targa të Republikës së Kosovës (RKS), sipas tyre të regjistruara rreth një javë më përpara’’, thuhet ndër tjerash në komunikatën e PK’së.

Komunikata e plotë:

Raportohet djegia e dy automjeteve në Zubin Potok të cilat ishin regjistruar me targa RKS​

Prishtinë, 30 mars 2023

Më 30.03.2023, rreth orës 08:15, në stacionin policor në Zubin Potok janë paraqitur dy ankues meshkuj/kosovar të nacionalitetit serb dhe kanë raportuar se gjatë natës, konkretisht rreth orës  02:30, nga persona të panjohur iu janë djegur dy veturat e tyre private me targa të Republikës së Kosovës (RKS), sipas tyre të regjistruara rreth një javë më përpara.

Palët ankuese raportojnë  se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të  banimit. Pas pranimit të informacioneve njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore si dhe janë njoftuar ekspertë të zjarrit.

Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen e rasteve të tilla, shtimin e patrullimeve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë