Loading…

Djem, mos u mashtroni nga kjo sjellje e vajzave në shtrat

  • 08/08/2022 | 15:28

Djem, mos u mashtroni nga kjo sjellje e vajzave në shtrat

Nuk keni nevojë të shqetësoni fqinjët me klithma kënaqësie gjatë seksit për t’i treguar partnerit se po kaloni mirë në shtrat. Ka shenja të tjera më të vërteta, që tregojnë se jeni gati të arrini kulmin. Pra, çfarë ndodh në të vërtetë? E zbulon Sarah Mulindwa, infermiere e shëndetit seksual.


Në filma, pornografi dhe në thelb çdo gjë që përmban seks, orgazma femërore shpesh përshkruhet me gruan që bërtet nga kënaqësia. Edhe pse është e mundur të reagohet në këtë mënyrë, megjithatë nuk është realiste.

Të bërtiturit shpesh përkthehet në seks të mirë, dhe gratë shpesh e bëjnë atë për të siguruar partnerin e tyre se ai po bën një punë të shkëlqyer, thotë ‘infermierja e seksit’.

Sipas “ekspertes”, qofshin disa ofshama gjatë paralojës apo një ulërimë e madhe kur ajo arrin orgazmën, zakonisht nuk ka të bëjë me atë se sa shumë argëtohet gruaja. ‘Nuk u befasova kur lexova se shkencëtarët në Universitetin e Otavës në Kanada zbuluan se zërat e lartë nuk janë një tregues i mirë e orgazmës femërore’, tha infermierja, raporton abcnews.al.

Truri është një forcë e fuqishme

Gjetjet e tyre, të publikuara në Journal of Sexual Medicine, sugjerojnë se orgazma femërore duhet të përkufizohet si “kënaqësi e këndshme” me frymëmarrje më të shpejtë, rritje të rrahjeve të zemrës dhe të dridhura, janë disa nga faktorët kryesorë.

Në mënyrë që gratë të kuptojnë më mirë se si të arrijnë orgazma, të përmirësojnë përvojat seksuale dhe të ndihen të fuqizuara për të kërkuar atë që duan, është e rëndësishme që të kenë një kuptim të mirë bazë të asaj që ndodh gjatë kulmit, ndryshimet fiziologjike kimike. Një përkufizim i orgazmës është “një çlirim i këndshëm i tensionit seksual”. Mund të përkufizohet si faza e katërt e një akti seksual.

Më shumë se 90 për qind e meshkujve përjetojnë orgazma përmes marrëdhënieve seksuale, shumë më shpesh sesa femrat që e arrijnë atë rreth gjysmën. Megjithatë, rrallëherë i shohim meshkujt në ekran duke bërtitur nga kënaqësia. Gratë mund të përjetojnë kënaqësi në mënyra të ndryshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë