Loading…
Djemtë e rinj e ngacmojnë: Kështu u përgjigjet Albërie Hadërgjonaj
  • 21/03/2019 | 08:55

Djemtë e rinj e ngacmojnë: Kështu u përgjigjet Albërie Hadërgjonaj

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “Leje leje”. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat.


Këngëtarja nga Deçani ka rrëfyer shumë ngjarje interesante nga jeta e saj, duke i trajtuar shumicën prej tyre me satirë.

E pyetur nëse e ngacmojnë djemtë e ri, Hadërgjonaj tha se ka pasur raste të tilla, teksa në momentin kur ka ndodhur kjo, ajo i është përgjigjur thjeshtë: “Çfarë të bëjë halla me ty”.

Në këto momente publiku ka filluar të qeshë me të madhe, teksa nuk është përmbajtur as vet moderatori Mamaqi. Tutje, Hadërgjonaj tregoi se nuk e ka fare kompleks që njerëzit e kritikojnë për faktin se vazhdon të shfaqet atraktive dhe provokuese edhe në këtë moshë.

Përkundrazi, ajo tha se do vazhdojë të sfidojë vitet duke jetuar jetën e saj ashtu siç ajo do.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë