Loading…

Djokovic kualifikohet në gjysmëfinale të Wimbledon, mezi e mposht 20-vjeçarin italian

  • 05/07/2022 | 18:22

Djokovic kualifikohet në gjysmëfinale të Wimbledon, mezi e mposht 20-vjeçarin italian

Në çerekfinalet e Wimbledon ka shënuar fitore tenisti serb, Novak Djokovic, kundër tenistit italian, Jannik Sinner, transmeton Gazeta Metro.


Edhe pse u paramendua fillimisht një fitore e mundshme e Sinner kundër kampionit në fuqi të Wimbledon, Novak Djokovic, ky i fundit e riktheu rezultatin në 3-2 me sete.

20-vjeçari italian në dy setet e para arriti të triumfonte me rezultat 2-0, por ishte Djokovic i cili në tre setet e tjera tregoi performancë të shkëlyqeshme.

Sinner në dy setet e para fitoi 5-7 dhe 2-6, por 35-vjeçari serb arriti të rikthente rezultatin në të mirë të tij në tre setet e tjera, pasi që fitoi 6-3, 6-2, 6-2.

Ai tani në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e përballjes David Groffin-Cameron Norrie. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë