Loading…

Djokovic sërish në telashe: Nuk do lejohet të marrë pjesë as në një tjetër garë të madhe

  • 17/01/2022 | 13:03

Djokovic sërish në telashe: Nuk do lejohet të marrë pjesë as në një tjetër garë të madhe

Novak Djokovic mund të ndalohet të luajë në ‘French Open’ pasi Ministria e Sporteve tha se nuk ka përgjashtim nga ligji i ri i Francës për vaksinim, transmeton Gazeta Metro.


Djokovic, që nuk është vaksinuar kundër pandemisë, u dëbua nga Australia të dielën para turneut të ‘Grand Slam’, pasi humbi një çështje gjyqësore për t’i anuluar vizën e tij.

Ligji i Francës për miratimin e vaksinave, i miratuar nga parlamenti të dielën, do t’u kërkojë njerëzve që të kenë një certifikatë vaksinimi për të hyrë në vende publike si restorante, kafene, kinema dhe trena në distanca të gjata.

“Rregulli është i thjeshtë. Leja e vaksinës do të vendoset, sapo të shpallet ligji, në institucionet që tashmë i nënshtroheshin lejes shëndetësore,” tha ministria.

“Kjo do të vlejë për të gjithë ata që janë spektator apo sportist profesionist dhe kjo deri në njoftimin e dytë.

“Tani, përsa i përket Roland Garros, është në maj. Situata mund të ndryshojë nga tani në atë kohë dhe ne shpresojmë se do të jetë më e favorshme. Kështu do të shohim, por qartësisht nuk ka përjashtim.”

Djokvic, të cilit iu ndalua mundësia për të fituar titullin rekord të 21-të Grand Slam në Australian Open, ka refuzuar të vaksinohet dhe është kritikuar për pjesëmarrjen në ngjarje publike muajin e kaluar pasi rezultoi pozitiv me koronavirus./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë