Mohimi dhe relativizimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mungesa e respektit për viktimat e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, nuk do të kenë kurrë vend në Mal të Zi, ka thënë presidenti malezez, Milo Gjukanoviç.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Dinjitetit të Viktimave të Krimit të Gjenocidit dhe Parandalimit të këtij krimi, ai është shprehur se Mali i Zi do të vazhdojë të zhvillojë kulturën e paqes, tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar.
“Mali i Zi do të vazhdojë të zhvillojë një kulturë paqeje, tolerance, dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar duke përmirësuar cilësinë e arsimit, duke punuar me të rinjtë, duke forcuar institucionet demokratike dhe duke adoptuar dhe zbatuar vlerat më të larta demokratike”, ka shkruar Gjukanoviç në Twitter.
Ai tutje ka thënë se shteti do të vazhdojë të forcojë rezistencën e shoqërisë ndaj dhunës, ksenofobisë dhe të gjitha formave të diskriminimit.
“Mohimi dhe relativizimi i krimit të gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mungesa e respektit për viktimat e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit nuk do ta kenë kurrë vendin e tyre në Malin e Zi tradicionalisht multietnik dhe modern evropian”, ka shkruar Gjukanoviç.
Međunarodni je dan sjećanja i dostojanstva žrtava zločina genocida i prevencije ovog zločina.Crna Gora će nastaviti da, kroz poboljšanje kvaliteta obrazovanja, rad sa mladima, jačanje demokratskih institucija i usvajanje i primjenu najviših demokratskih vrijednosti i standarda…
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) December 9, 2021
…razvija kulturu mira, tolerancije, međukulturnog i međureligijskog dijaloga i jača otpornost društva na nasilje, ksenofobiju i sve oblike diskriminacije.
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) December 9, 2021