Loading…

Djukanovic pret fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve në Mal të Zi

  • 25/03/2023 | 11:14

Djukanovic pret fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve në Mal të Zi

Milo Djukanovic ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku pret jo më pak se 40 mijë vota të reja.


Në një bisedë me gazetarët, presidenti i Malit të Zi thekson se optimizmi i kundërshtarit, Jakov Milatoviq, është i pabazë dhe pa mbulesë.

“Marketingu politik i pabazë dhe i lirë. Optimizëm pa mbulesë. Zgjedhjet do të bëhen së shpejti dhe do të shohim sa vota do të kem dhe sa do të ketë Milatoviq. Unë nuk do të përfshihesha në ato fushata propagandistike karakteristike për njerëzit mendjelehtë”, tha ai.

Ai tha se pret të fitojë kundër kandidatit, i cili po mbështetet nga partitë serbe, raporton cdm.

Djukanovic iu kundërpërgjigj akuzave të Milatoviqit se ai dhe Sheshelj janë miq të vjetër.

“Të pakuptimta, mashtrime të përshtatshme për njerëzit mendjelehtë në fushatë. Ky nuk është mashtrimi i parë i tillë. Mendoj se nuk kam nevojë t’i shpjegoj askujt se sa miq jemi unë dhe Shesheli. Kjo mund të dëshmohet me dëbimin nga Mali i Zi në vitin 1996. Përveç kësaj, ai është përfaqësues ortodoks i nacionalizmit serbomadh, kundër të cilit vazhdimisht luftoj çdo ditë. Kundërshtari im po përpiqet të fitojë disa pikë në fushatë duke i zëvendësuar tezat me çmim të ulët”, tha Djukanovic.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi do të mbahet më 2 prill dhe në të do të garojnë presidenti aktual, Milo Gjukanoviq (DPS) dhe Jakov Milatoviq (Lëvizja Tani Evropa). Në raundin e parë të zgjedhjeve, Gjukanoviq fitoi 35,2 për qind të votave, ndërsa Milatoviq besimin e 29,2 për qind të qytetarëve. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 63.1 për qind.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë