Loading…
Djukanovic: Protestat janë politike, nuk jap dorëheqje
  • 14/03/2019 | 10:21

Djukanovic: Protestat janë politike, nuk jap dorëheqje

Kryetari i Malit të Zi Milo Djukanovic ka vlerësuar se protestat në Podgoricë kundër pushtetit nuk janë qytetare, por politike dhe se prapa tyre qëndrojnë partitë opozitare me ide të qarta politike, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë për TVCG ai ka thënë se është i vetëdijshëm se në Mal të Zi ka qytetarë të pakënaqur, por se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për ato interesa politike, të cilave nuk u përkasin.

Ai ka shtuar se për pushtetin nuk ka tema tabu, duke shtuar se me ultimatume e rrënime nuk pajtohen, por se gjithmonë janë të gatshëm për bisedime. Ai ka përsëritur se nuk do të jep dorëheqje, që është një kërkesë e demonstruesve.

“Në këto protesta, siç e keni parë, nuk kemi vërejtur asnjë flamur të Malit të Zi, për dallim prej flamujve shtetërorë të cilët mund t’i shihni në Serbi e Shqipëri. Mu për këtë pse tubimi në protesta, në fakt është konglomerat i interesave gjithëfare, më së shpeshti interesave politike”, ka thënë Djukanovic, duke aluduar se me protesta dikush edhe do të shpëtojë nga drejtësia pas tentimit për grushtshtet në këtë vend.

Të përkujtojm se, protesta, e cila po mbahet për të katërtën javë me radhe është organizuar nga iniciativa “97.000 largohu”, ndërsa shkas është afera “zarfa” e cila ka të bëjë me donacione të supozuara të dyshimta Partisë demokratike socialiste në pushtet të kryetarit të Malit të Zi Milo Djukanovic.

Opozita i ka mbështetur protestat dhe ka dhënë logjistikën e organizimit, transmeton N1./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë