Loading…

Djuric bëhet objekt talljeje në Serbi, ja arsyeja

  • 28/10/2021 | 17:33

Djuric bëhet objekt talljeje në Serbi, ja arsyeja

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq është bërë sërish burim i të qeshurave në rrjetet sociale për shkak të kurdelit. Pyetja që e shtron mediumi serb, Nova, është nëse Gjuriq e di se si po sillet apo po prezanton trende të reja.


Përkatësisht, ambasadori i Serbisë organizoi një pritje në Washington. Aty morën pjesë edhe zyrtarë të shumtë të administratës amerikane, të udhëhequr nga këshilltarja e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Elizabeth Millard.

Mirëpo, ajo që shumëkujt i ka rënë në sy është mënyra shumë specifike se si Gjuriq e kishte vendosur një kurdel. Ndryshe nga shumë të ftuar që gjithashtu mbanin kurdel, me shiritin që fshihej nën jakën e këmishës, Gjuriq vendosi për një qasje pak më ndryshe – shiriti ishte mbi jakë, ndërsa vetëm majat e saj ishin tërhequr sipër harkut.

“Shikoni budallain që SNS-ja e dërgoi për të qenë ambasador në Shtetet e Bashkuara. Një majmun që nuk mund ta lidhë as një kurdel”, shkroi një qytetar në Twitter.

Kjo nuk është paraqitja e vetme qesharake e Gjuriqit. Më herët ishte publikuar një video ku shihej Gjuriqi duke duartrokitur në një mënyrë aspak normale presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e një tjetër ku ai buzëqesh në një mënyrë të çuditshme prapa Vuçiqit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë