Loading…

Djuric e demanton Hotin: Zajednica, temë kryesore nesër në Bruksel

  • 16/09/2020 | 18:01

Djuric e demanton Hotin: Zajednica, temë kryesore nesër në Bruksel

Kryeministri Avdullah Hoti tha se në Bruksel nuk do të flitet për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, mirëpo kjo është demantuar shpejt, shkruan Gazeta Metro.


Drejtor i ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric e ka demantuar kryeministrin Hoti duke thënë se temë kryesore në Bruksel nesër do jetë Asociacioni.

Këtë Djuric e ka bërë një reagim të Emisarit të BE’së, Miroslav Lajcak, duke thënë se do fillojnë nga Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.

“Faleminderit për pritjen e takimit. Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Të paktën për palën serbe. Ai (Asociacion) që jemi rën dakord nën lehtësimin e BE 7 vjet e gjysmë më parë. Këtë”, ka shkruar Djuric, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë ditë Hoti kishte përjashtuar që në Bruksel do të diskutohet për një Asociacion me kompetenca shtesë.

Ndërkaq presidenti Thaçi ka thënë se hapja e këtyre temave në Bruksel është e rrezikshme për Kosovën.

Takimi i nesërm në Bruksel ka ngjallë diskutime të ashpra në Kosovë. Mundësia e riaktualizimit të themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në kuadër të dialogut me Serbinë po konsiderohet e rrezikshme nga presidenti, opozita dhe nga shoqëria civile.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë