Loading…

Djuric: I dënojmë kërcënimet që vijnë nga Kosova

  • 08/04/2017 | 17:50

Djuric: I dënojmë kërcënimet që vijnë nga Kosova

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka dënuar deklaratat e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.


Daut Haradinaj, vëllai i ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, tha dje në një intervistë në RTV Dukagjini se mund të bëhet luftë nëse ekstradohet Ramush Haradinaj në Serbi.

“Ne i dënojmë fuqishëm kërcënimet e reja që vijnë me plot ankth nga njerëzit në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Djuric, raporton agjencia e lajmeve Tanjug.

Sipas Djuric, Kosovës në këtë situatë nuk i duhet nxitja e dhunës.

“Është esenciale që në Kosovë dhe Metohi të jetë një atmosferë e tolerancës dhe respektit të ndërsjell, jo nxitjes së dhunës dhe urrejtjes”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë