Loading…

Djuric i kapet edhe BE’së për Todosijevic, ofendon Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

  • 07/12/2019 | 15:13

Djuric i kapet edhe BE’së për Todosijevic, ofendon Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në qeverinë serbe, Marko Djuric, e thirri BE’në që qartë të thotë që e mbështetë ndalimin e lirisë së shprehjes për serbët në Kosovë dhe të shpjegohen se a është Ivan Todosijevic viktima e aparteidit të ri politik, me mbështetjen e tyre apo jo, transmeton Gazeta Metro.


“Nëse bazohemi në deklaratën e Zyrës së BE’së në Prishtinë mund të arrijmë në përfundim se linçimi që bëhet ndaj Ivan Todosijevic, që u dënua me dy vite burg vetëm se tha të vërtetën e guxoi të thoshte se Reçaku ishte ishte shkas i rrejshëm për agresion joligjor, që veprimtaria e UÇK’së ishte terroriste dhe se ajo që ndodhi në Reçak nuk ishte gjenocid dhe masakër, po bëhet me mbështetjen e tyre” tha Marko Djuric në konferencën për shtyp.

Ai vazhdoi ankesën e tij e shtoi se sipas mendimit të tij vetëm kontribuon në kthim në të kaluarën.

“Në vend se BE’ja të mbroj Todosijevic që të shpreh qëndrimin e tij, nëse mund të i besohet mediave shqiptare, ata i bashkëngjiten përndjekjes së tij”.

Nuk i doli mjaft Djuricit dhe shtoi përfundimisht se Todosijevic është viktimë e përndjekjes dhe BE’ja është pjesëmarrëse.

“Ata zotërinjtë në Bruksel le të përgjigjen përse ka 2441 ditë e nuk ka Asociacion, përse po zgjatë ka 380 ditë taksa prej 100 %. A janë këto vlera e parime e të BE’së, a është kjo se administrata e kaluar po dërgon porosinë e fundit derisa e reja të hyjë” pyeti Djuric.

Kur e kreu përçartjen ndaj BE’së ju kthye kosovarëve përsëri me ofendime sikur të vazhdonte ku mbeti dje e tha se nuk ka më paradoks se kur Thaçi, Haradinaj e Veseli përpiqen të flasin nga lartësia morale e tu shesin moral serbëve se kush duhet të pendohet e për çka dhe kush duhet të kërkoj falje.

“Sikur ata ishin motra nderi apo engjëj mëshirëplotë gjatë kohës së agresionit dhe kryengritjes terroriste, e kanë të drejtë që nga lartë t’i mbajnë dikujt leksion. Kur të gjithë e dinë se çfarë kanë bërë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë