Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Marko Djuric, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se ju po flisni për demokraci, ndërsa ju ndaloni serbët në Kosovë që të votojnë në zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim në Twitter, sot Kurti ka thënë se demokracitë si SHBA’ja dhe Kosova duhet të qëndrojnë së bashku kundër autokratëve si Putini dhe Vucic.
Gjithashtu ka thënë se paqja në Ballkan dhe në botë, varet prej saj.
Ndaj këtij shkrimi ka reaguar ambasadori serb në SHBA, Marko Djuric, duke i thënë Kurtit se ju i keni ndaluar serbët që të votojnë nDë zgjedhje, ndërsa flisni për demokraci.
“Ju ndaloni serbët në Kosovë të votojnë në zgjedhje (kundër kërkesave të drejtpërdrejta nga SHBA, BE, OSBE), e megjithatë flisni për demokraci; ju hiqni dorë publikisht nga marrëveshjet e Brukselit dhe të Uashingtonit për të cilat institucionet tuaja janë angazhuar, por flisni për …parimet; ju flisni për paqen, por tregoni dorëheqje ndaj komunitetit tonë në Kosovë pa pushim.
Zoti Kurti, mos shikoni më larg se pasqyra juaj në ndjekje të autokratëve.”, ka shkruar Djuric në Twitter. /gazetametro.net
Recap: You ban the Serbs in Kosovo and Metohija from voting in elections (against direct requests from the US, EU, OSCE), and yet you speak about democracy; you publicly renounce both the Brussels and Washington agreements your institutions committed to, yet you speak about… https://t.co/8x3kLkMPKM
— Марко Ђурић (@markodjuric) May 19, 2022